
TIRANË- Nesër në orën 9.00 të mëngjesit, Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar. Kjo vjen pas kërkesës së deputetes Klotilda Bushka për t'u dëgjuar nga kolegët e saj, fill pasi u zbulua se edhe ajo është në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Për socialisten, SPAK ka dyshime se ka tentuar që të pengojë zbardhjen e të vërtetës. Pas reagimin publik që ajo bëri, një reagim tjetër erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili la orën e takimit.
"Po, nesër...në 09.00 Live,"-shkruan Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI