Aktualitet

Katër persona kërcënojnë me armë të riun në Laç, nis hetimi

Sipas deklaratës, autorët lëviznin me një automjet dhe janë larguar pas ngjarjes.

F.I
Katër persona kërcënojnë me armë të riun në
FOTO ILUSTRUESE

LAÇ-Një 34-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Kurbin se është kanosur me armë zjarri nga katër persona të panjohur, në orët e para të mëngjesit të 22 prillit, pranë shinave të trenit në qytetin e Laçit. Sipas deklaratës, autorët lëviznin me një automjet dhe janë larguar pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB