Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë! Policia gjen tre gëzhoja...

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, zbulohet se nga "krehja" e zonës janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja.

k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë! Policia
Foto ilustruese

KRUJË- Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e djeshme në dalje të Fushë Krujës. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, zbulohet se nga "krehja" e zonës janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Po sipas Policisë, kanë nisur hetimet për të zbuluar se cilët ishin personat që kanë shtënë me armë zjarri dhe cili ishte "objektivi" i tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB