Aktualitet

Kë 'goditi' SPAK! Nga Avdylajt te vëllai i deputetit socialist, Policia 'duarbosh' me Rrumin

F.I
Kë 'goditi' SPAK! Nga Avdylajt te vëllai i deputetit
të akuzuarit

DURRËS-Një operacion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të bëhet ekzekutimi i 7 masave të sigurisë. Konkretisht aksioni lidhet me tjetërsimin e pronave në qytetin e Durrësit, ku për këtë rast janë përfshirë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, Aleksandët Laho (Rumi i Shijakut) dhe vëllai i tij, Vullnet Muça.

Përpos çështjes së pronave aksioni është shtrirë edhe në fisin Avdylaj, të cilët akuzohen në lidhje me një vrasje ndodhur në Durrës. Ekzekutori dyshohet të jetë nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 

Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi
Aldo Avdyli
Të arrestuar
Vullnet Muça
Enea Kume
Vlash Draxhi
Në burg: Astrit Avdyli
Ndalim për të dalë jashtë vendit
Edlira Avdylaj

Poll

MOS HUMB