Aktualitet

Keqtrajtoi dhe ngacmoi seksualisht vajzën e partneres, arrestohet i riu nga Lushnja

Vajza është vetëm 11 vjeçe.

k.m.
Keqtrajtoi dhe ngacmoi seksualisht vajzën e partneres, arrestohet i riu nga
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 39-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Shtetit. 39-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.R, banues në fshatin Krutje e Poshtme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Por po ashtu, akuzohet se ka keqtrajtuar dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e partneres së tij. Vajza është vetëm 11 vjeçe.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe,"-njofton Policia e Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB