
SHKODËR- Ka përfunduar ekspertiza tip “Benz” me targa kroate me të cilin qarkullonin ditën e vrasjes 2 nga viktimat e masakrës së Dobraçit, Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Mjeti, i pablinduar, rezulton të ketë qenë në pronësi të një personi më lidhje të afërt me dy viktimat në atentat, por emri i këtij të fundit nuk është bërë me dije nga Policia. Siç shkruan gazetari Edison Vatnikaj për "OraNews", në mjetin e autorëve janë gjetur 3 armë zjarri. Njëra prej tyre ishte në dorën e viktimave.
Por po ashtu, në makinën e përplasur u gjet edhe një karikator bosh, provë që tregon se mes autorëve dhe viktimave ka pasur përplasje me armë zjarri. Në makinë janë gjetur edhe celularë dhe disa dokumente që janë marrë nga Policia e Shtetit për t'u ekspertuar. Hetuesit e ngjarjes kanë marrë nga mjeti të gjitha gjurmët që janë gjetur për të kuptuar nëse ka pasur edhe një person të tretë me dy viktimat, e nëse po, cilët i përkasin shenjat e gishtave.
Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë vetëm një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital të dielën, disa ditë pas ngjarjes, ku u ndodhën në vendin dhe në kohën e gabuar./ZËRI