Aktualitet

Kërcënoi drejtorin e tij pasi i gjobiti kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së

Në lidhje me rastin një hetim ka nisur edhe për kushëririn e inspektorit për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

F.I
Kërcënoi drejtorin e tij pasi i gjobiti kushëririn, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS-Një inspektor i IKMT-së është arrestuar në Kukës, pasi ka kërcënuar drejtorin e instiucionit ku punon. Konkretisht  Defrim Haziraj kanosi shefin e tij pasi ky i fundit kishte gjobitur djalin e xhaxhit të tij për gërmimin e një toke pa lejen e tyre në Krenzë të Kukësit. Në lidhje me rastin një hetim ka nisur edhe për kushëririn e inspektorit për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

46-vjeçari D.H., banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një akt konstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.

Poll

MOS HUMB