Politikë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Bylykbashi lexon raportin e PD: Kuvendi të votojë pro

Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut

F.I
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Bylykbashi lexon raportin e
Order Bylykbashi

TIRANË-Anëtari i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, Order Bylykbashi ka nisur të prezantojë në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim.

Oerd Bylykbashi: Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku. Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin. 

Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Poll

MOS HUMB