
TIRANË- Ish-drejtori i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), Ilir Beqaj, së bashku me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn, do të vazhdojnë që të qëndrojnë në qeli. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orhganizuar.
Për të tre është vendosur që të lihet në fuqi masa e sigurisë "arrest me burg", edhe pse u kërkua zbutja e saj. Vendimi u mor në seancën e sotme, pasi Prokuroria e Posaçme lexoi resht për resht me kërkesë të Beqajt, dosjen e plotë të hetimeve.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministriBeqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte.
Arrestimi i Beqajt u bë të premtën, ndërsa të shtunën para GJKKO, por u la në arrest me burg, pavarësisht se ofroi 50 mijë euro garanci për të marrë lirinë. Edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtuljat, u la në qeli ndërsa për lirinë me kusht e cila iu refuzua, ofroi paratë e shitjes së një Audi Q7. Në masën "arrest shtëpie" janë lënë: Gazmend Haxhia, Elton Marini, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia; ndërsa "detyrim paraqitje", Bledar Leka dhe Bjona Zijaj./ZËRI