Aktualitet

Kërkon “rrëzimin” e Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja shqyrton më 11 nëntor Llagamin

Llagami pretendon se është fituese me 9 vota në total, duke përfshirë edhe një votë të shpallur të pavlefshmr nga Gjykata e Lartë.

zh.ll
Kërkon “rrëzimin” e Gjykatës së Lartë,
Naureda Llagami-gjyakta kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më datë 11 nëntor, në orën 12:00 ankesën e depozituar nga Naureda Llagami. Kjo e fundit kundërshton vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila shpalli Asim Vokshin si ftues në proces votimi. Llagami pretendon se është fituese me 9 vota në total, duke përfshirë edhe një votë të shpallur të pavlefshmr nga Gjykata e Lartë. Ajo kërkon që kjo votë të konsiderohet e vlefshme dhe si rrjedhojë, rezultati të ndryshohet në favor të saj.

Ndërkohë, kërkesa për pezullimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit është rrëzuar. Megjithatë, më 11 nëntor, Gjykata Kushtetuese do të marrë shqyrtojë ankesën e Llagamit. 

Ish-kryetarja Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Naureda Llagami, vijon betejën për të qenë anëtare në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa të martën më 14 tetor, paraqiti një kërkesë po në këtë gjykatë. Me anë të kërkesës, ajo kërkon që të fitojë pozicionin vakant të anëtares së Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Edhe pse gjyqtari Asim Vokshi, renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), u shpall fitues më 30 shtator bazuar mbi pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Llagami pretendon se ajo ka marrë votat e nevojshme për t’u shpallur fituese.

Poll

MOS HUMB