Aktualitet

Kështjellë 2.6 mln €, llogari bankare 2 mln € dhe...SPAK zbardh pasuritë e Ermal Beqirit në Francë, kërkesë për sekuestrim

Në njoftimin zyrtar për arrestimin e Beqirit, SPAK bën me dije se hetimet e zhvilluara në Francë zbuluan pasuri të dyshuara me origjinë kriminale, ndërsa kontrollet dhe verifikimet financiare do të vijojnë edhe për identifikimin e aseteve të tjera.

zh.ll
Kështjellë 2.6 mln €, llogari bankare 2 mln € dhe...SPAK
ermal beqiri

TIRANË- Një kështjellë me vlerë rreth 2.6 milionë €, llogari bankare me mbi 2 milionë €, dy apartamente dhe mjete motorike janë disa nga pasuritë e identifikuara nga autoritetet franceze në kuadër të hetimeve për biznesmenin Ermal Beqiri. Për këto asete, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar sekuestrimin e tyre përmes procedurave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar për arrestimin e Beqirit, SPAK bën me dije se hetimet e zhvilluara në Francë zbuluan pasuri të dyshuara me origjinë kriminale, ndërsa kontrollet dhe verifikimet financiare do të vijojnë edhe për identifikimin e aseteve të tjera.

“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj, Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, ndaj Ermal Beqirit vijon procedura për ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi ai ndodhet në paraburgim në Francë me vendim të autoriteteve franceze./ZËRI

Poll

MOS HUMB