Aktualitet

Greqia ndalon tubimin e shqiptarëve në Athinë: Mund të provokojnë tensione

Shkaqet e ndalimit të organizimit janë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që mund të provokojnë tensione dhe reagime negative te qytetarët vendas.

F.I
Greqia ndalon tubimin e shqiptarëve në Athinë: Mund të
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Policia greke ka ndaluar zhvillimin e një organizimi të shqiptarëve, thirrur përmes rrjeteve sociale dhe që pritej të mbahej ditën e sotme në lagjen Alimo të Athinë. Protothema shkruan se shkaqet e ndalimit të organizimit janë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që mund të provokojnë tensione dhe reagime negative te qytetarët vendas.

ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos.

“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thuhet në njoftimin e ELAS.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, theksohet se ngjarja nuk ka një arsye formale si festimet e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kur shqiptarët në Greqi festuan lirshëm dhe pa pengesa në sheshin "Sindagma" të Athinës. Këto festime spontane atëherë u pritën përgjithësisht pozitivisht nga mediat dhe publiku grek./ZËRI

Poll

MOS HUMB