
TIRANË- Sistemi i bankës “Raiffaisen Bank” ka rënë! Prej disa orësh, klientëve po u dalin në llogaritë e tyre bankare paratë që kanë depozituar në bankomatët e filialeve të ndryshme. Edhe pse paratë i kanë futur në "makineri", sërish nuk u janë pasqyruar në llogari. Sipas asaj që bën me dije "Ekskluzive", nga frika se ku kanë përfunduar paratë e tyre, disa klientë janë munduar që të kontaktojnë me shërbimin e klientit të bankës. Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Por jo vetëm kaq! Disa nga klientë të tjerë janë shprehur të shqetësuar, sepse edhe pse kanë provuar disa herë të tërheqin para nga llogaria e tyre, veprimi ka qenë i pamundur. Bankomatët u tregojnë se ata disponojnë para në llogarinë e tyre bankare. Edhe pse klientët janë të shqetësuar, klientët ende nuk kanë marrë një përgjigje nga banka. Edhe në faqen zyrtare në "Facebook", nuk ka asnjë sqarim për klientët.

Nuk dihet nëse ka problem me bankomatët, apo sistemi i bankës ka rënë./ZËRI