Aktualitet

Klos/ Zjarri i madh drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave në terren, situata është vënë nën kontroll

l.k
Klos/ Zjarri i madh drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat
pamje nga vendngjarja

KLOS- Vatra e zjarrit që përfshiu pasditen e sotme fshatin Kujtim në Klos është drejt fikjes.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Ndërkohë që është shmangur dhe rreziku që zjarri mund të arrinte tek zonat e banuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur disa mullarë me bar dhe pemë frutore. Për shkak të erës, situata doli jashtë kontrollit dhe zjarri u përhap në pyllin pranë fshatit, duke rrezikuar edhe banesat. Ndërkohë dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB