Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, i infektuar një fëmijë

Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

F.I
Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, i infektuar
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të fruthit në Shqipëri. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital. Njoftohet se fëmija kishte ardhur më herët nga Britania e Madhe, ndërsa rasti është ndjekur nga afër nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Autoritetet informojnë se rasti konsiderohet i izoluar dhe nuk ka shenja të përhapjes së infeksionit. Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive dhe po merr trajtimin e nevojshëm. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik përkatës dhe deri në këto momente nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara apo të konfirmuara.

Më herët edhe deputeti i PS, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjete sociale iu bën thirrje prindërve që të ndjekun kalendarin e vaksinimit të fëmijëve. Braçe raportoi se dy fëmijë të shtruar prej 10 ditësh në QSUT, ndodhen në gjendje të vështirë shëndetësore, si pasojë e fruthit, ndërsa sipas mjekëve që i kanë ndjekur, ata kanë qenë të pavaksinuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB