Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ SPAK kryen 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, mes tyre Rrok Gjoka, vartësja e saj dhe...(EMRAT)

Rrok Gjoka është paraqitur në SPAK dhe për hetimet në lidhje me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato

E.K
Hetimet për Ballukun/ SPAK kryen 19 kontrolle për zyrtarë e
belinda balluku dhe rrok gjoka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, vijon hetimet në lidhje me numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, ndërsa pjesë e kontrolleve bëjnë me dije burimet për ZËRI-n ka qenë dhe biznesmenit Rrok Gjoka, i cili rezulton fitues në disa projekte infrastrukturore në Shqipëri.

Në total, mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka kryer 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, mes tyre banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Kontrolle janë kryer edhe në zyrën e Bashkim Ulajt, Rrok Gjoka, Ilir Shtufi. Po ashtu, SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku. Kjo e fundit rreth dy javë më parë është marrë në pyetje nga SPAK.

Më herët, janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it. Gjithashtu, kontrolle janë kryer edhe në banesën e Gentian Gjyli ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish-drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie.

Kontrollet janë bërë me qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e Ballukut. Kontrollet janë kyer me vendim të Gjykatës së Posaçme. 

Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, e më pas po hetohet për të gjitha lotet e Unazës së Madhe në Tiranë, si dhe për koncensionin Thumanë Kashar. Emri i saj doli në skenë, në sajë të përgjimeve që u gjetën në celularin e vartësit të saj Ervis Berberit, i cili mbante postin e kreut të ARRSH-së, dhe u arrestua përgjatë vitit 2024.

Vetë Balluku nuk ka folur publikisht për akuzat ndaj saj, ndërsa socialistët deri tani kanë vendosur që përmes manovrave ligjore, të shtojnë kohën e qëndrimit të saj në detyrë. Lëvizja më e fundit nga Prokuroria e Posaçme ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut, që u dorëzua rreth dy javë më parë në Kuvend, por që socialistët nuk do ta marrin në konsideratë, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për ankimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaç me, për ta pezulluar socialisten nga detyra. /ZËRI

Poll

MOS HUMB