Aktualitet

Plas sherri brenda IKMT-së/ Fatmir Meta dhunohet nga Klesti Çela, si dergradoi konflikti me qyta pistoletash...pezullohen dy zyrtarët

Sipas informacionit paraprak, përplasja ka ndodhur pas një debati të mëparshëm mbi një grup inspektimi për çështjen e dherave.

zh.ll
Plas sherri brenda IKMT-së/ Fatmir Meta dhunohet nga Klesti Çela, si
fatmir meta-klesti cela

TIRANË- Një incident i rëndë është regjistruar këtë të martë në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, është përfshirë në një konflikt fizik me Drejtorin e Mjedisit në të njëjtin institucion, Klesti Çela.

Sipas informacionit paraprak, përplasja ka ndodhur pas një debati të mëparshëm mbi një grup inspektimi për çështjen e dherave. Bëhet fjalë për ndërhyrje në kompetenca. Sipas pretendimeve, dyshohet se Fatmir Meta kishte bllokuar mjetet e subjekteve që derdhën dhera në rrethinat e Tiranës, gjë që ka shkaktuar tension mes tij dhe Çelës.

Burime bëjnë me dije se konflikti mes tyre ka nisur që një ditë më parë dhe ka degraduar në dhunë fizike. Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe disa persona që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar. Sipas të njëjtave burime, Meta është dhunuar me qytë pistolete nga katër persona brenda ambienteve të institucionit.

Ndërkohë, pas sherrit brenda ambienteve të këtij institucioni ka reaguar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.  Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta.

IKMT njofton se ka nisur verifikimi i plotë i ngjarjes dhe se dy zyrtarët e përfshirë në sherr janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.  

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet në reagimin e IKMT-së.

Kush është Fatmir Meta? A është drejtuesi i IKMT-së që ka shembur shumë objekte. Emri i tij doli së fundmi gjatë aksionit të prishjes së ndërtesa turistike në Theth, ku nuk munguan përplasjet me molotov me banorët  e zonës. Gjatë aksionit, në muajin korru, Drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Meta është përballur me banorët, duke u kërkuar atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën. /ZËRI

Poll

MOS HUMB