
TIRANË- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Ali Demit në Tiranë. Disa persona, janë konfliktuar në rrugë me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar uniformat blu të kryeqytetit. Por ende pa mbërritur Policia, personat që po konfliktoheshin janë larguar nga zona.
Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se hetimet për ngjarjen kanë nisur, por raportohet se ngjarja nuk ka lidhje me zyrat elektorale të një subjekti politik që është hapur në zonë. Përplasja ka ndodhur mes të rrugës, nga persona që janë përplasur me njëri-tjetrin për shkaqe që ende nuk dihen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak. Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./ZËRI