Aktualitet

Kontroll 'blic' në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Veliaj

Aparatet celularë i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.

F.I
Kontroll 'blic' në burgun e Durrësit, gjenden 5
foto ilustruese

DURRËS-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e sotëm në ambjentet e burgut të Durrësit, nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në kuadër të kontrolleve janë gjetur 5 aparete celularë.

Telefonat janë gjetur në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Deri më tani nuk dihet se kujt prej personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin telefonat, ndërsa mësohet se aparatet celularë i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.

Ekspertiza pritet të përcaktojë se nga kush janë përdorur pajisjet, si dhe mënyrën se si ato kanë hyrë në ambientet e burgut./ZËRI

Poll

MOS HUMB