Aktualitet

KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla, dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

zh.ll
KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA)-agron bushati

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla, dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

Sipas njoftimit zyrtar të Kolegjit, çështja ka të bëjë me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vlerësuar më herët subjektin e rivlerësimit Bushati. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftimi i KPA: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Poll

MOS HUMB