Aktualitet

Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 kandidatët

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. 

zh.ll
Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të
Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur se me datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të kryehet intervistimi për katër kandidatët e SPAK. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. 

KLP miratoi 4 kandidatën në mbledhjen e 20 tetorit, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, që është ajo e intervistimit, e vendosur tashmë më datë 11 dhjetor. Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.

Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.

Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB