Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha - SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

Në shkresën drejtuar institucioneve, Hoxha kërkon informacion mbi kandidimin e shtetasit Elton Kërluku, përjashtimin nga gara të tij për kreun e BKH-së, si edhe nisjen e hetimit disiplinor dhe penal nëse ka vend

F.I
Kreu i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha - SPAK-ut: Elton
Elton Kërlulu dhe Gerd Hoxha

TIRANË-Gjyqtari Gerd Hoxha i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), si dhe Komisionin e Verifikimit, ku kërkon përjashtimin e kandidatit Elton Kërluku nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në shkresën drejtuar institucioneve, Hoxha kërkon informacion mbi kandidimin e shtetasit Elton Kërluku, përjashtimin nga gara të tij për kreun e BKH-së, si edhe nisjen e hetimit disiplinor dhe penal nëse ka vend, për këtë shtetas.

Hoxha thotë se Kërluku është përjashtuar në vitin 2004 nga Policia e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, për shkelje të rënda disiplinore, abuzim me detyrën dhe shkelje të betimit. Gjyqtari shprehet se vendimi për përjashtimin e Kërlukut është konfirmuar përfundimisht nga Gjykata e Lartë në vitin 2006, duke lënë në fuqi sanksionet dhe duke legjitimuar përjashtimin e tij.

"Elton Kërluku nuk plotëson kushtet e sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të garojë për drejtues të BKH-së. Nëse Komisioni më skualifikoi mua për një perceptim publik, si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”, shkruan Hoxha.

Kërkesa e tij vjen, teksa 7 kandidatët e pranuar në garën për drejtues të BKH-së pritet t’i nënshtrohen një tjetër testi, esesë me shkrim. Në garë janë: Andi Pogaçe; Artur Beu; Elton Kërluku; Gentian Ndoi; Gentjan Shehaj; Gledis Nano dhe Joni Keta.

Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, emri i përzgjedhur do t’i propozohet zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin në krye të FBI-së shqiptare. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB