Aktualitet

Laboratori me kokainë në Frakull/ GJKKO lë në fuqi dënimet për të akuzuarit

Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, financues i organizatës së narkotrafikut, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në  11 vite e 4 muaj.

F.I
Laboratori me kokainë në Frakull/ GJKKO lë në fuqi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit la ne fuqi vendimin e shkallës së parë për 10 personat e arrestuar, për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, financues i organizatës së narkotrafikut, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në  11 vite e 4 muaj.

Vendimi për të pandehurit:

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar 

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar.

Si u zbulua laboratori?

Laboratori u zbulua në nëntor të vitit 2022. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Përpos të arrestuarve, në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri (Frakull) për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./ZËRI

Poll

MOS HUMB