
TIRANË- Policia e Tiranës, ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për 23 deputetë të opozitës, që dje u përfshinë në akte dhune në Kuvend. Në mesin e akuzave që janë ngritur nga policia janë disa, ajo e goditjes për shkak të detyrës, shkatërrimi i pronës dhe shkatërrimi i pronës me zjarr. Dy deputetët mbi të cilët rëndojnë akuzat më të rënda janë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Më herët gjatë ditës së sotme, pati dhe një reagim nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha se materialet dhe pamjet filmike do të dërgohen në SPAK. Paralelisht me hetimet e policisë dhe prokurorisë, socialistët i kanë kërkuar Komisionit të Etikës në Kuvend, përjashtimin nga seancat të 24 deputetëve të Partisë Demokratike.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
- F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
- G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
- B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
- Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
- F. H., 56 vjeç,
- Xh.M., 57 vjeç,
- L.G., 52 vjeç,
- A.Gj., 50 vje
- I.Zh., 37 vjeçe,
- L.M., 47 vjeçe,
- D.S., 59 vjeç,
- L.B., 61 vjeç,
- L.H., 57 vjeç,
- A.D., 57 vjeç,
- E.B., 51 vjeç,
- E.Xh., 39 vjeçe,
- S.K., 40 vjeçe,
- S.K., 43 vjeç,
- E.S., 66 vjeç,
- K.M., 62 vjeç,
- V.D., 56 vjeç,
- M.K., 50 vjeçe;
- I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI