Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 13 persona në pranga, harxhonin elektricitet sa 220 shtëpi

Autoritetet policore deklaruan se banda kishte një strukturë të përsosur dhe merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës

M.M
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 13 persona në pranga,
Foto nga operacioni

SPANJË- Garda Civile në Spanjë ka shkatërruar një bandë kriminale me origjinë shqiptare që merreshin me trafikim të marihuanës në disa komuna të Barcelonës dhe Tarragonës. Policia arrestoi 13 persona dhe sekuestroi 1,397 bimë marihuanë, 6,08 kilogramë lëndë narkotike të tharë dhe 6,885 euro.

Në një deklaratë për mediat, autoritetet spanjolle shpjeguan se banda kishte një strukturë të përsosur dhe merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës. Mes të arrestuarve kishte edhe teknikë të mirëmbajtjes apo logjistikës.

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 13 persona në pranga,
droga e kultivuar

Sipas mediave vendase nga 13 të arrestuarit, 9 janë në burg të përkohshëm falë një operacioni që kërkonte pjesëmarrjen e 150 trupave të Gardës Civile. 

Gjatë hetimit, agjentët zbuluan edhë një lidhje të jashtëligjshme elektrike që e vlerësuan me një konsum të përafërt prej 793,561 kwh, ekuivalent me 220 shtëpi.

Në tërësi, plantacionet kishin një kapacitet prodhues prej rreth 2,000 kilogramësh marijuanë, me një vlerë tregu rreth 5.5 milion euro./ ZËRI

Poll

MOS HUMB