Aktualitet

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të sekuestruara, shteti i nxjerr në shitje

Katalogu përmban si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë të lartë tregu, si Lamborghini Urus apo Rolls Royce, mjete të cilat kapin vlerën mbi 100 mijë euro.

F.I
Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të
automjetet e sekuestruara

TIRANË-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara. Katalogu përmban si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë të lartë tregu, si Lamborghini Urus apo Rolls Royce, mjete të cilat kapin vlerën mbi 100 mijë euro.

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Lamborghini Urus, G-Class, Rolls Royce dhe skafe, mjetet luksoze të

Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë aksesin e publikut në informacion dhe t’u japë mundësi palëve të interesuara të njihen me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e agjencisë. Njëkohësisht, ky proces krijon bazën për hapat e mëtejshëm të administrimit, përdorimit apo tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet përkatëse gjyqësore.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB