Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, në krye Sokol Bizhga!

Vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve.

F.I
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir
Ilir Proda dhe Sokol Bizhga

TIRANË-Ilir Proda është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Raportohet se në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga. 

Sokol Bizhga përgjatë gjithë karrierës së tij në radhët e bluve ka mbajtur një sërë pozicionesh. Prej dhjetorit të vitit 2022 ai mbante detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Konkretisht shkarkimi i Prodës ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, pasi nuk u sigurua rendi, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj. Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi vendimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB