Aktualitet

Lejoi kultivimin e kanabisit/ Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide paraqitet në SPAK

SPAK e akuzon Hidën për shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë shefi i krimeve në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.

F.I
Lejoi kultivimin e kanabisit/ Kryetari i bashkisë së Libohovës,
Leonard Hide

TIRANË-Kryetari Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur paraditen e kësaj të hënë (27 janar) në SPAK.Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Kreyetari i Bashkisë së Libohovës do të njihet me aktet e organit hetues pas kthimit të dosjes në GJKKO për hetime shtesë.

SPAK e akuzon Hidën për shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë shefi i krimeve në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Kjo pasi Prokuroria e Posaçme ka dyshime se në kultivimin e drogës në disa zona të ndryshme të Gjirokastrës, të kenë qenë të implikuar punonjës policie. 

Bashkë me Hidën, në dosjen e SPAK janë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë policie, që dyshohet se përmes rryshfetit kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Hida është zgjedhur kryetar bashkie në Libohovë nga radhët e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar. Pa mbushur ende një vit në detyrë, tashmë ai është një i pandehur më shumë në listën e kryebashkiakëve që kanë llogari të hapura me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB