
LEZHË- Një konflikt mes fqinjëve ka degraduar në përleshje me sende të forta. Një prej tyre ka përfunduar i plagosur në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës, në Lezhë, ku fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri. Por, Policia e Shtetit sqaroi se një nga agresorët ka përdorur gjatë sulmit bishtin e një kosoreje. I plagosuri, i identifikuar me inicialet L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për plasgosjen, në kërkim eshte shpallur Sokol Boga, ndërsa është shoqëruar djali i tij Nikolin Boga. Babë e bir kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit dhe kështu ka nisur përplasja mes tyre.
Ende nuk dihen motivi i përplasjes mes edhe pse paraprakisht raportohet se përplasja mund të ketë ndodhur për shkaqe pronësie mes dy familjeve. Edhe më herët mes tyre ka pasur probleme, por asnjë nga palët nuk i është drejtuar organeve ligjzbatuese.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.
Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B./ZËRI