Aktualitet

Lufta kundër krimit, Olsian Çela: Duhet të ndryshojmë strategji dhe të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi

Çela u shpreh se zhvillimet e shpejta në botë kanë sjellë edhe forma më të sofistikuara të kriminalitetit, duke përmendur pastrimin e parave përmes metodave të reja dhe përdorimin e kriptomonedhave.

zh.ll
Lufta kundër krimit, Olsian Çela: Duhet të ndryshojmë
olsian cela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë fjalës së ti në Konferencën e 42-të të FBINAA European Chapter në Tiranë, bëri thirrje për strategji të reja në luftën kundër krimit të organizuar.

Çela u shpreh se zhvillimet e shpejta në botë kanë sjellë edhe forma më të sofistikuara të kriminalitetit, duke përmendur pastrimin e parave përmes metodave të reja dhe përdorimin e kriptomonedhave. Sakaq, ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rëndësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit. 

“Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Duhet të ndryshojmë strategjitë tona në luftën kundër krimit. Jetojmë në një botë, ku tashmë pastrimi i parave bëhet me mënyra më të sofistikuara, tanimë kemi edhe kriptomonedha. Duhet të jemi më afër me njëri-tjetrin që të shkëmbejmë eksperienca. Kërkohet një strategji e qartë, që të luftojmë krimin transnacional, me strategji që përfshin kapacitete teknologjike dhe njerëzore.

Duhet të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet për Shqipërinë. Letër-porositë që ne bëjmë janë dy herë më të larta se ata që na bëjnë partnerët tanë. Ne kemi mundësi për të rritur kapacitetin tonë dhe kjo do e bëjë më të lehtë për të kaluar vështirësitë. Duhet të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar”, u shpreh Çela./ZËRI

Poll

MOS HUMB