Aktualitet

Lumi Seman, Shkumbin dhe Vjosa dalin nga shtrati, përmbyten shtëpi dhe toka bujqësore

Në kushte të tilla, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë kaluar nivelet kritike dhe kanë dalë nga shtrati. 

zh.ll
Lumi Seman, Shkumbin dhe Vjosa dalin nga shtrati, përmbyten shtëpi dhe
permbytjet

FIER- Reshjet e shiut kanë pushuar dhe situata në terren paraqitet e monituar, megjithatë prurjet lumenjve janë goxha të larta. Në kushte të tilla, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë kaluar nivelet kritike dhe kanë dalë nga shtrati. 

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz dhe ka krijuar brezence uji në oborret e disa banesave. Për më tepër, lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë toke bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec-Patos dhe Fier. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe ne fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa.

Ndërkojë, lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit. Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

Sa i përket infrastrukturës, nuk paraqiten problematika. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vazhdon të jetë në normalitet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB