Aktualitet

Leu varkën me bojë në mes të Tiranës, Rama: Do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish

Krahas pamjeve të postimit, kreu i qeverisë paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një pako speciale ligjore për qytetarët që shkelën ligjin.

k.m.
Leu varkën me bojë në mes të Tiranës, Rama: Do të
Pamjet e kapura me dron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social ku shfaqet një qytetar, njëri lyen me bojë një varkë në hapësirë publike. Krahas pamjeve të postimit, kreu i qeverisë paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një pako speciale ligjore për qytetarët që shkelën ligjin. Për Ramën, kushdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike duhet të ndëshkohet penalisht.

POSTIMI I PLOTË:

Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës. Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare, duke i gjobitur që këta të rishfaqen prapë si në një lojë macja me miun. Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon vija e kuqe për këdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duke e ndëshkuar penalisht për dhunim të bashkëjetesës qytetare. Shumë shpejt do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish./ZËRI

Poll

MOS HUMB