Aktualitet

Mafia shqiptare dhe 'Ndrangheta', përplasje për kontrollin e trafikut së drogës në Ekuador

Raporti lidh gjithashtu aktivitetin kriminal me organizata të tjera si karteli i Sinaloas dhe grupe të armatosura nga Kolumbia, të cilat lehtësojnë rrjedhën e drogës drejt Ekuadorit.

F.I
Mafia shqiptare dhe 'Ndrangheta', përplasje për kontrollin e
FOTO ILUSTRUESE

EKUADOR-Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të lidhura me narko-trafikun, përfshirë mafien shqiptare dhe organizatën italiane ‘Ndrangheta, të cilat dyshohet se po veprojnë në aleancë me rrjete kriminale lokale, raportojnë mediat e huaja.

Sipas kolonelit Renato González, këto struktura përdorin provincën El Oro si një pikë strategjike për trafikun ndërkombëtar të drogës, duke përfituar nga pozicioni i saj dhe dalja detare, si dhe nga mekanizmat e pastrimit të parave përmes kompanive dhe sistemit financiar.

Raporti lidh gjithashtu aktivitetin kriminal me organizata të tjera si karteli i Sinaloas dhe grupe të armatosura nga Kolumbia, të cilat lehtësojnë rrjedhën e drogës drejt Ekuadorit. Për më tepër, prania e mafies shqiptare është konfirmuar pas operacioneve të fundit policore.

Paralelisht, shefi i policisë paralajmëroi për fragmentimin e bandave lokale si Los Lobos, gjë që ka intensifikuar dhunën, ndërsa vendi po përballet me një konflikt të brendshëm të armatosur dhe me kërcënime të reja si përdorimi i teknologjisë së avancuar në sulmet kriminale.

Poll

MOS HUMB