Aktualitet

Taksia përplas biçikletën në Vlorë, plas grushti në rrugë pas ngjarjes

Sipas njoftimit të bluve, amerikani i aksidentuar, është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë shërbimin mjekësor dhe më pas është larguar

zh.ll
Taksia përplas biçikletën në Vlorë, plas grushti
Foto nga vendngjarja-makina e përplasur

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një makinë dhe një biçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se shoferi që po drejtonte automjetin, taksi, është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës ishte një amerikan, i identifikuar si Alex Shower.

Sipas njoftimit të bluve, amerikani i aksidentuar, është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë shërbimin mjekësor dhe më pas është larguar. Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ.

Ndërkohë, burime për mediat raportojnë se vendngjarje është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, pasi të përfshirët në aksident janë konfliktuar në përplasje fizike, me grushte e shkelma. Lidhur me këtë, policia ka shoqëruar disa persona në Komisariatin e Vlorës.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 15.07.2025, rreth orës 21:10, në rrugën “Dhimitër Konomi”, në vendin e quajtur Palazinë, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një biçiklete.

Në aksident është përfshirë mjeti me targë AE840T, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, lindur më 10.05.1967, si dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë.

Shtetasi amerikan u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.

Sipas të dhënave paraprake, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit rezultoi negativ: 0.000 mg./ZËRI/

Poll

MOS HUMB