Aktualitet

Rikthehet "Wisdom"? Hija e skandalit të investitorëve italianë me emër dhe fytyrë të re

Por, ZËRI ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë një përgjigje.

F.m
Rikthehet "Wisdom"? Hija e skandalit të investitorëve
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu dhe Wisdom

TIRANË- Kolegji Universitar Wisdom do të rikthehet me të njëjtët pronarë, por me një tjetër emër dhe formë. Në datën 14 prill 2025, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka miratuar në mënyrë të heshtur aplikimin e pronarëve të mëparshëm, Savino Cianci dhe Leonardo Catalano për hapjen e një kolegji të ri universitar, shkruan Pamfleti. Mbyllja e këtij institucioni pas skandalit të diplomave false duket se nuk e ka penguar ministren Manastirliu që tu japë “Ok” të njëjtëve persona për të qenë aktiv në fushën më kyçë në Shqipërisë, atë të arsimit.

Tashmë, dokumentat e aprovuara nga Manastirliu janë në duart e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), institucion që merret me vlerësimin dhe akreditimin e universiteteve. Ndërsa emri, sipas ligjit, do të zbulohet vetëm pasi të dorëzohen dokumentet në QKB.

Por, ZËRI ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë një përgjigje.

Këshilli i Ministrave mbylli veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Wisdom”, pas publikimit të skandalit të shitjes së diplomave false për të rinjtë italianë kundrejt çmimit 7000-10.000 euro për diplomë. 

Sipas vendimit të marrë nga qeveria, 'Wisdom' kishte për detyrë, të kthente pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit. Po ashtu, me vendim të qeverisë, vula e kolegjit universitar “Wisdom” asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.

Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për kolegjin universitar Wisdom, administratorët e të cilit u vunë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se janë pjesë e një skandali për falsifikimin dhe shitjen e diplomave. Prokuroria e Italisë ka dalë në përfundimin se të 9 të arrestuarit, të cilët i cilëson si grup kriminal, jepnin certifikata dhe diploma false, kundrejt një pagese prej 8 mijë eurosh.

Pjesë e këtij skandali rezultoi të ishte edhe zyrtarja Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL dhe gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë, i ka hapur rrugën akreditimit të këtij Kolegji Universitar në Shqipëri.

Madje në një episod të dosjes përshkruhet se si zyrtarja e ministrisë së Arsimit, Shqiponja Telhaj ka marrë një çantë Luis Vuitton me vlerë 1200 euro në këmbim të akreditimit të Univeristetit Wisdom. Por, kjo e fundit reagoi në rrjetet sociale ku shkroi se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare. 

Poll

MOS HUMB