Aktualitet

Kompania “Hako” ‘rrëmben’ kodrën e Tepelenës, Tërmet Peçi i jep firmën për stallë e kullotë derrash

Peçi i ka dërguar Ministrisë së Mjedisit, Komitetit të Investimeve Strategjike dhe Agjencisë së Territorit dokumentin me të cilin shprehet dakordësia për t'i dhënë kompanisë "Hako" kodrën e Pllaçisë.

F.m
Kompania “Hako” ‘rrëmben’ kodrën e
Kompania “Hako” dhe Tërmet Peçi

TIRANË- Kompania “Hako” do të marrë kodrën e gjelbër mbi Tepelenë, të njour ndryshe si kodra e Pllaçisë ku po planifikojë të ndërtojë një fermë blegtorale për derrat. Përpara se kryebashkiaku Tërmet Peçi të largohej për të kandiduar për deputet ka firmosur vendimin e fundit duke i ‘dhuruar’ për 99 vite shfrytëzim kodrën e qytetit të Tepelenës, biznesmenit Adnand Hako.

Peçi i ka dërguar Ministrisë së Mjedisit, Komitetit të Investimeve Strategjike dhe Agjencisë së Territorit dokumentin me të cilin shprehet dakordësia për t'i dhënë kompanisë "Hako" kodrën e Pllaçisë.

Kompania “Hako” ‘rrëmben’ kodrën e
Kodra

Pamfleti shkruan se Bashkia Tepelenë ka prodhuar një raport të falsifikuar, ku pretendohet se ka marrë miratimin dhe mbështetjen e banorëve, kur në fakt qytetarët e Tepelenës.

Por, ZËRI, për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë kontratë që ngre shumë pikëpyetje, ka kontaktuar me Bashkinë Tepelenë dhe kompaninë “Hako”.

ZËRI u ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion, si biznesit në fjalë ashtu edhe pushtetit vendor për të qartësuar situatën, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kemi marrë një përgjigje.

Për këtë investim, kompania në fjalë dhe Bashkia duhet të kenë miratimin e banorëve si dhe bashkangjitur një raport të vlerësimit të ndikimit në mjedis, pasi një fermë blegtorale dhe kullota për derrat, rrezikon ndotje, epidemi dhe shkatërrimin e mjedisit të vetëm të gjelbër që ka Tepelena.

Poll

MOS HUMB