
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për herë pas masës së caktuar nga Prokuroria e Posaçme ndaj tij. Hoxha tha se së bashku me kolegun e tij gazetarin Elton Qyno, janë në detyrim paraqitje dhe nuk janë nën arrest shtëpie. Ai tha se në mëngjes i bastistën shtëpinë, ku i morën të gjitha mjetet e punës, ndërsa pasdite ju kërkuan falje. Hoxha tha se kontrolli në shtëpinë e tij, u cilësua i paligjshëm dhe iu kthyen sërish sendet personale.
“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës…. Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, tha Hoxha. /ZËRI