SARANDË-Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Alban Muçon, pasi dyshohet se ka mashtruar disa të rinjë duke ju premtuar vende pune në institucionet publike. Muço u ishte prezantuar atyre si prokuror i SPAK. 49-vjeçari madje kishte punësuar disa individë në shërbim të tij, duke u premtuar se do të paguheshin 2800 euron nga institucioni i Prokurorisë, duke iu shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm ekonomik. Para trupës gjykuese ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut dhe se është i pafajshëm.
"Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqi.
Edhe avokati i tij Armand Çaushi ka kërkuar që ti caktohet një masë më e lehtë sigurie. Kjo pasi sipas tij, Muço nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë mbi të rinjtë apo cënim pasurie ndaj tyre. Sipas avokatit, ai po jetonte në një fazë deluzionale, ku mendonte se ishte prokuror. Kërkesa e avokatit nuk është është panuar nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Alban Muço./ZËRI
