Aktualitet

Mbështetësit e Veliajt para GJKKO/ Hoxha: Ishin simpatizantë, nuk ishim lajmëruar

Mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj qëndruan dje përgjatë gjithë ditës para ambienteve të SPAK dhe GJKKO, teksa zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë

F.I
Mbështetësit e Veliajt para GJKKO/ Hoxha: Ishin simpatizantë, nuk
Ervin Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha teksa po i drejtohej Kuvendit, u pyet nga gazetarët se pse munguan forcat e sigurisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme para SPAK në mbështetje të Erion Veliajt.

Ervin Hoxha: Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar.

Mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj qëndruan dje përgjatë gjithë ditës para ambienteve të SPAK dhe GJKKO, teksa zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Përmes mesazheve të tyre, ata i qëndruan në krah Veliajt ndërsa akuzuan prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së po e mbajnë në qeli kryebashkiakun pa prova. Partia Demokratike denoncoi mosndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi shkarkimin e Ilir Prodës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB