Aktualitet

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje, 43 mln euro aseste të sekuestruara

Gjykatat kanë dënuar mbi 10 mijë persona, me një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin e kaluar.

F.I
“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, Olsian
Olsian Çela

TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka prezantuar para Komisionit të Ligjeve veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025. Çela deklaroi se evidentohet një rritje e lehtë e kriminalitetit gjatë vitit 2025, por edhe një rritje e ndjeshme e efikasitetit në ndjekjen penale dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykatë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë trajtuar mbi 66 mijë materiale dhe janë regjistruar mbi 27 mijë procedime të reja penale, me një rritje krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se 76% e procedimeve i përkasin krimeve, ndërsa 24% kundërvajtjeve, ku peshën më të madhe e zënë veprat kundër rendit dhe sigurisë publike dhe vjedhja e pasurisë.

Raporti thekson se mbi 42% e çështjeve janë dërguar për gjykim, ndërsa pjesa tjetër janë pushuar ose pezulluar. Gjykatat kanë dënuar mbi 10 mijë persona, me një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë në raport pasqyroehet se vlera totale e aseteve të sekuestruara është diku tek 4 miliardë dhe 57 milionë lekë dhe ajo e sendeve të konfiskuara rreth 305 milionë lekë.

“U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24.  Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara. Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me  9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me rreth 2% të totalit. Sa i përket koeficientit të kriminalitetit lidhur me procedimet e regjistruara për 100,000 banorë , në 2025 ky koeficient ishte 1145 ndërsa në 2024 ishte 1037. Raporti mes krimeve dhe kundërvajtjeve kriminale rezulton se 76% janë krime dhe 24% i përkasin kundërvajtjeve.

Veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve, janë ato kundër rendit dhe sigurisë publike me 33% rritur 13% krahasuar me 2024. Vjedhja e pasurisë përbën 21% të numnrit të procedimeve të regjistrimeve me ulje 2%, veprat penale kundër familjes përbëjnë 7% me rritje prej 2%. Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës janë 8% dhe kanë pësuar një rritje prej 51 përqind. Veprat penale kundër shkatërrimit të pronës përbëjnë 3% ato kundër shëndetit 3%” – tha Olsian Çela.

Poll

MOS HUMB