Aktualitet

Me armë zjarri në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

Pas kontrollit të policisë atij iu sekuestrua një armë zjarri automatik.

I.F
Me armë zjarri në makinë, arrestohet 44-vjeçari në
Pamje nga momenti arrestimit

VLORË- Një 44-vjeçar është arrestruar në Vlorë. Sipas Policisë së Vlorës, në pranga ka rënë Hasan Hasanaj, i cili po qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë.

Pas kontrollit të policisë atij iu sekuestrua një armë zjarri automatik.


"Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 23”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB