Aktualitet

“Me britma dhe ofendime!” Qytetari denoncon WizzAir: Na diskriminuan!

Në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, qytetari, i cili po udhëtontë nga Pisa drejt Tiranës shprehet se udhëtarët janë ofenduar nga punonjëset e Check-In dhe nuk u është lejuar të udhëtojnë nëse nuk paguajnë 78 euro shtesë për çantat e shpinës.

I.F
“Me britma dhe ofendime!” Qytetari denoncon WizzAir: Na
Pamje nga aeroporti

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar sjelljen e stafit të WizzAir ndaj udhëtarëve shqiptarë. Në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, qytetari, i cili po udhëtontë nga Pisa drejt Tiranës shprehet se udhëtarët janë ofenduar nga punonjëset e Check-In dhe nuk u është lejuar të udhëtojnë nëse nuk paguajnë 78 euro shtesë për çantat e shpinës.

Sipas tij, punonjëset e aeroportit kanë kërcënuar se do të njoftojnë policinë dhe nuk kanë lejuar shqiptarët të udhëtojnë, madje kanë kthyer edhe disa moshuarit, pa u interesuar se janë me bileta dhe të rregullt. Më tej, ai shton se edhe në rastet kur çanta është e vogël, disa udhëtarë janë detyruar të paguajnë ekstra për të udhëtuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ. shikoni pak diskriminimin dhe degjenerimin qe i ben udhetareve nga PISA qe shkojne per TIRANE praktikisht jane te gjithe shqiptare. Sjellje tmerrshme duke i ofenduar dhe duke mos i lejuar te udhetojn dhe duke i detyruar te paguajne 78€ ekstra per cante shpine. Kthejne dhe moshat e thyera dhe as nuk i intereson thejsht sepse je Shqiptar. Dhe nese ke canten ok dhe sikur 2 gisht po s pagove nuk te lejn te udhetosh jan skandaloz”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Mënyra se si operon "Wizz Air" është bërë shpesh problem. Kompania është kritikuar për vonesat dhe për praktikën e overbooking-ut, duke shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionëve, me arsyetimin se një pjesë e udhëtarëve zakonisht nuk paraqiten në nisje./ZËRI

Poll

MOS HUMB