Aktualitet

Nafta rritet me "ritëm rakete"/ Braçe sulmon tregtarët e karburanteve, propozon rikthimin e Bordit: Të bëjnë për budalla

Që prej të mëkurës, në disa pika karburantesh në Tiranë çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/litri, që ishte një ditë më parë.

zh.ll
Nafta rritet me "ritëm rakete"/ Braçe sulmon
erion brace

TIRANË- Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë pasoja direkte kryesisht në ekonomi që reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve. Që prej të mëkurës, në disa pika karburantesh në Tiranë çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/litri, që ishte një ditë më parë.

Kompanitë e karburanteve në vend "nxituan" menjëherë duke treguar rritjen e çmimeve me gati 4 lekë për litër. Mirëpo, ky zhvillim, ka rritur shqetësimin e qytetarëve shqiptare duke qenë se tregu i karburanteve është një nga më problematikët në Shqipër, pasi reflekton në kohë reale rritjen e çmimeve, por është shumë i ngadaltë për të pasqyruar rënien e tyre. 

Rritja e çmimit u paralajmërua edhe nga shoqata e Hidrokarbureve, teksa në bursën europiane një fuci naftë tregtohët 83 dollarë, nga 65 dollarë që kuotohej një javë më parë.

Përballë kësaj situate, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe, i cili e ka akuzuar drejtëpërdrejtë shoqatën e bhidrokarbureve si kartel. Braçe akuzon kompanitë e hidrokarbureve për abuzim me tregun. Sipas tij, kompanitë kanë paralajmëruar rritje të çmimit me 20 lekë për litër-deri në 40 lekë në vijim, duke e justifikuar këtë me luhatjet në bursat ndërkombëtare.

Socialisti kërkon ndërhyrje të qeverisë dhe sugjeron rikthimin e Bordit të Karburanteve, i cili u krijua gjatë periudhës së luftës në Ukrainë për të monitoruar çmimet e karburanteve.

Reagimi i plotë:

Si, si, do rrisni çmimin e naftës??

Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim!

Arsyeja e tyre – bursa!!

Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla!

Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë. Është i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme!

Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë!

Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?!

Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive!

Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen!

E fundit gjë;

Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë – nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë!

Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit.

Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës, pas luhatjeve në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. “Konkurrenca” ka njoftuar po ashtu se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga autoriteti. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti deklaron se do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB