TIRANË- Një sherr mes kolegësh në një lokal në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në loklain 'City Lounge', ku një konflikti mes stafit ka degraduar në përdorimin e thikës. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, picier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu 41-vjeç, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa burime raportojnë se mes tyre ka pasur konflikte prej kohësh. Sipas burimeve, autori i dyshuar Filip Shehu është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, 41-vjeçari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia po grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI
