Aktualitet

Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

Gjatë kontrollit atij iu zbuluan disa doza kanabisi gati për shitje dhe 110 euro cash.

I.F
Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 33-vjeçari në
Pamje nga operacioni i Policisë italiane

BULQIZË- Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë. I riu po drejtonte një motomjet, ku iu kërkua të ndalonte për kontroll, por ai nuk iu bind efektivëve dhe tentoi të arratisej. Gjatë kontrollit atij iu zbuluan disa doza kanabisi gati për shitje dhe 110 euro cash.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

"Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Dushaj".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip "Yamaha", që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB