Aktualitet

VD- Dalin pamjet! Nata "solli" MEGA-OPERACIONIN, pranga disa personave, mes tyre kriminelë e biznesmenë

Në pamje, duken forcat e Policisë shqiptare dhe jo vetëm që kontrollojnë në disa qytete të vendit.

k.m.
VD- Dalin pamjet! Nata "solli" MEGA-OPERACIONIN, pranga disa
Pamje nga operacioni

TIRANË- Një operacion, i koduar "Ura" është duke u zhvilluar kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Pritet ekzekutimi i urdhrave të sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali, për një vlerë prej disa milionë eurosh. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e operacionit. Në pamje, duken forcat e Policisë shqiptare dhe jo vetëm që kontrollojnë në disa qytete të vendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Sipas mediave italiane, janë lëshuar urdhërarreste ndaj 52 personave të hetuar për akuza të ndryshme. Në këtë grup kriminal raportohet se janë të përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. Aktiviteti hetimor është pjesë e projektit hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha droge midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias./ZËRI

Poll

MOS HUMB