Aktualitet

Përshtatën garazhin për 'shtëpi bari' në Lezhë, arrestohen tre persona

Tre personat janë kapur në flagrancë të cilët janë indentifikuar vetëm me iniciale, E.M., R.P. dhe R.M. të cilët trafikonin lëndë narkotike.

M.M
Përshtatën garazhin për 'shtëpi bari' në
Policia e Lezhës

LEZHË- Tre persona janë arrestuar në Lezhë nga Policia e Shtetit dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi prodhonin dhe shisnin cannabis sativa. Sipas njoftimit të Policisë, tre personat janë kapur në flagrancë të cilët janë indentifikuar vetëm me iniciale, E.M., R.P. dhe R.M. të cilët trafikonin lëndë narkotike. Ata janë akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

24-vjeçari me iniciale, E.M. kishte përshtatur garazhin e tij për prodhimin dhe shitjen e drogës. Gjithashtu, Policia sekuestroi 70 doza cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Befasia”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; -R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; -R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit u gjetën 70 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi R. M., dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB