Aktualitet

Rekursi i Princ Dobroshit refuzohet nga Gjykata e Lartë, mbetet në fuqi vendimi i ekstradimit

Gjykata e Hamburgut e ka akuzuar atë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

M.M
Rekursi i Princ Dobroshit refuzohet nga Gjykata e Lartë, mbetet në
Princ Dobroshi

TIRANË- Princ Dobroshit i është refuzuar rekursi nga Gjykata e Lartë. Ky rekurs kundërshtoi vendimin e apelit për ekstradimin e tij në Gjermani. Më 9 prill, Apeli vendosi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë ku për këtë çështje i dërgoi edhe vendim Ministrisë së Drejtësisë për ta zbatuar, por Dobroshi çoi në Gjykatën e Lartë një kërkesë ku kërkoi anulimin e këtij vendimi.

Gjykata e Hamburgut e ka akuzuar atë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal. 

Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Ceki njihet si bosi i mafia shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vende i referoheshin me nofkën “Peshkaqeni”.

Kush është Princ Dobroshi?

Në vitin 1988, kur ishte vetëm 24 vjeç u largua nga Kosova drejt Gjermanisë, ku nisi të merrej me biznesin e lojërave të fatit. Me pas, ai u shpërngul në Norvegji kur e zgjeroi aktivitetin e kazinove. Por, jeta e tij mori kthesë kur në vitin 1993 u arrestua nga policia norvegjeze dhe u akuzua për trafik droge. Në vitin 1994, autoritetet norvegjeze e dënuan me 14 vite burgim, por tre vite më vonë, në vitin 1997, u arratis nga burgu pasi korruptoi gardianët. Kjo ishte dhe ngjarja që bëri që shqiptari nga Kosova të pushtonte mediat norvegjeze që i vunë dhe nofkën “Peshkaqeni” i heroinës. Në vitin 1999, Dobroshi u arrestua nga autoritetet policore çeke në Pragë, në kuadër të operacionit “Kafaz”, duke e rikthyer në qeli, ku qëndroi deri në vitin 2005.

Pasi kreu dënimin, Princ Dobroshi u përcoll nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie për në Kosovë, ku iu rikthye biznesit të lojërave të fatit. Ai vazhdimisht mohonte të kishte të bënte me trafikun e drogës. Madje, në një rrëfim për mediat në Kosovë, ka rrëfyer se heroinën në makinë ia kishin vendosur për ta futur në kurth./ ZËRI

Poll

MOS HUMB