Aktualitet

MESAZHET -Drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit: O k**e femër

Punonjësja është interesuar duke i shkruajtur drejtorit nëse do të paguheshin për ditën e shtunë, por drejtori i është kthyer me ofendime. 

F.I
MESAZHET -Drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit: O
Altin Gjergji

LEZHË-Altin Gjergji, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Lezhë, deuket se ka injoruar etikën e institucionit, duke mos respektuar punonjësit. Sipas disa mesazhe të siguruara nga JOQ drejtuesi i institucionit ka krijuar një ambient pune të tensionuar, ku fjala “kodi i sjelljes” dhe respekti për punonjësit duket se nuk ekzistojnë. Fjalori dhe trajtimi i punonjësve nga ana e tij lënë shumë për të dëshiruar duke krijuar një klimë frike dhe pasigurie.

Punonjësit janë urdhëruar të paraqiten ne punë edhe ditën e shtunë. Një prej tyre në denoncimin e bërë tregon se nëse nuk zbatonin urdhrin do i mbahej një ditë pune. Punonjësja është interesuar duke i shkruajtur drejtorit nëse do të paguheshin për ditën e shtunë, por Gjergji i është kthyer me ofendime. Pas gjuhës së përdorur punonjësit i thonë se do ta denoncojnë dhe do t'i publikojnë mesazhet, ndërsa ai shprehet se nuk shqetësohet nga denoncimet dhe beson se nuk do të hiqet nga detyra. 

Denoncimi i qytetares: Sot na nxoren ne pune Ishte urdher nga drejtoresha e pergjithshme. Ishim te detyruar te dilnin meqe ishte urdher edhe po mos dilnim do na mbahej nje dite pune. Edhe me gjithe drejten e zotit pyeta drejtorin qe dita sot a do na paguhet. Ai me kthej pergjigjie duke me ofenduar edhe te ishte rrugaq nuk do fliste keshtu. Une po jua dergoj njehere biseden Me then drejten do ja dergoj edhe drejtorise se madhe edhe kryemistrit sepse nuk mundet asnje njeri ne bote te me ofendoje me fjale te pista. Shyqyr qe mi shkruajti ti kem me fakte pasi ai keshtu flet edhe ne pune por skam mundesi ta regjistroj pasi ne zyre te atij nuk na lejohet te hyjm me telefon. Pune te mbare Faleminderit shume nga ju.

BISEDA:

Punonjësia: Drejtor mirë je. A do na paguhet dita sot e punës, prz kjo nuk është mirë të dalim shtunën punë se janë kopshti e shkolla pushim, I kam lënë fëmijët në çelës më dal punë.

Drejtori: A jeni çmend ju, pak ju mbaj në punë, pse legenoseni të gjithë keni super rroga.

Punonjësia: O Altin sillu mirë dhe flit tamam se të pyeta si njeri. Unë mbaj fëmijët me atë rrogë, smë kë marr ti në punë që ma përmend. Fati jot ishte që të komanduan drejtor dhe tashi nuk njeh limite.

Drejtori: Gjithë jeni me pordh ju do merrni k… tim të gjithë s’ka lek. Ju duhet të na jepni lek s ekeni rroga të mira. O goc se kupton që duhen lekë edhe punë për votime. Ankoheni kot për një të shtunë në punë. Aty t’ju q….nana në punë. Po të më pyesin mua ju nxjerrim edhe djelën në punë. Mos më shqetësoni më se po më shkruani gjithë, se jam për drekë me ministrin këtu në Shëngjin.

Punonjësia: Me këtë fjalor po bën shumë gabim. Unë këto sms do I pulikoj o Altin Gergji, jo të jesh drejtor por edhe zotime qenë nuk ta toleroj këtë të folur si rrugaç.

Drejtori: Nuk më han fare. Si e keni zakon ankoheni tek JOQ si herës tjetër, edhe ca më berën mua??? Ma rritën të gjithë o k**e femër po të them jam me ministrin ene s'më han fare ça thuni ju.

MESAZHET -Drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit: O

MESAZHET -Drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit: O

MESAZHET -Drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit: O

Poll

MOS HUMB