Aktualitet

MISTERI i plagosjes/ I mituri: Më qëlluan nga një makinë! Hetuesit: Të shtënat nga brenda oborrit. (Dëshmia e babait)

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit.

F.I
MISTERI i plagosjes/ I mituri: Më qëlluan nga një makinë!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari me armë zjarri, ende në rrethana të paqarta, mbrëmjen e djeshme (30 janar) në Fushë-Mëzez në Tiranë. Policia ende nuk ka arritur të sqarojë vendin e saktë ku ka ndodhur plagosja, pasi i mituri ka shkuar në shtëpi me plagë dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij. 

Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili ka agravuar në përdorim armësh. Babai i të miturit dhe xhaxhai janë shoqëruar në Polici, pasi dëshmia e të miturit është krejt kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit. Por sipas 15-vjeçarit ai është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë. Edhe babai ka qëndruar në të njëjtën linjë me djalin e tij, ku ka deklaruar para hetuesve se i mituri kishte dalë nga banesa, pak para se të dëgjonin të shtënat.

Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme. 15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah./ZËRI

Poll

MOS HUMB